Politike

VD- Rama arrogant me një grua në Mat: Moj, po flas me njerëzit, ti lë për ty?!

Edi Rama nuk e fshehu dot sjelljën e keqe edhe pse tentoi të fshihej disa herë pas fjalës "të lutem" dhe "zonjë". 

3 Maj 2023, 13:48 Nga k.m.
VD- Rama arrogant me një grua në Mat: Moj, po flas me njerëzit,
Edi Rama

MAT- Kryeministri Edi Rama në çdo vend që shkon për të bërë fushatë, përmend gratë dhe vajzat si një "forcë" të rëndësishme. Edhe pse ka thënë dhjetra qindra herë shprehjen e Margaret Thatcher për gratë se: Nëse doni që diçka të thuhet, kërkoni një burrë; Nëse doni që diçka të bëhet, kërkoni një grua, e pa të udhës që ta përsëriste sërish. Por vetëm disa sekonda më pas, harroi fare se çfarë tha. Kur një grua i kërkonte me ngulm që të fliste me të, Rama nuk e fshehu dot sjelljën e keqe edhe pse tentoi të fshihej disa herë pas fjalës "të lutem" dhe "zonjë". 

"Të lutem se do të të takojë unë më mbrapa unë po flas me gjithë njerëzit, si do të të takoj tani?! O zonjë do të të takoj pastaj, të lë njerëzit dhe të flas me ty, se nuk po të kuptoj?,"-tha në fjalën e tij, Rama. 

Ndërkohë që dje, gjatë takimit në Devoll, Rama u tregua totalisht indiferent, madje dhe i ktheu kurrizin një të moshuare kur ajo iu rrëzua para syve. Rama i mori lulet dhe vazhdoi me kërcimin e tij. 

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll