Politike

Zbulohet emri, ja kush do të jetë drejtor i Kabinetit të Presidentit Bajram Begaj

Ish-drejtori gjatë presidencës së Ilir Metës, Edmond Panariti ka bërë këtë të hënë dorëzimin e detyrës tek pasardhësi i tij.

25 Korrik 2022, 14:48 Nga k.m.
Zbulohet emri, ja kush do të jetë drejtor i Kabinetit të
Eduard Seitaj dhe Edmond Panariti

TIRANË- Eduard Seitaj do të jetë Drejtor i Kabinetit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj. Ish-drejtori gjatë presidencës së Ilir Metës, Edmond Panariti ka bërë këtë të hënë dorëzimin e detyrës tek pasardhësi i tij.

Eduart Seitaj ka punuar si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, në kohën kur dikasteri drejtohej nga Edmond Haxhinasto. Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, Panariti shkruan: Pas një viti e gjysëm Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi. Faleminderit President Meta.

Zbulohet emri, ja kush do të jetë drejtor i Kabinetit të
Eduart Seitaj dhe Edmond Haxhinasto

Dje, më 24 korrik, presidenti Bajram Begaj mori detyrën zyrtarisht dhe u betua si kreu i ri i shtetit shqiptar. Ndërsa Ilir Meta sot u rianëtarësua në LSI, duke u kthyer në opozitë.

eduard seitaj edmond panariti

Sondazh

Poll