Politike

VIDEO/ Me Bashën, Berishën apo Veliajn? Si i ka ndryshuar bindjet politike Noizy ndër vite

Por shumë nga figurat publike që kanë dalë në mbështetje të kandidatëve kanë ardhur si surprizë. Ky ka qenë dhe rasti i këngëtarit Rigels Rajku. 

3 Maj 2023, 17:59 Nga I.A
VIDEO/ Me Bashën, Berishën apo Veliajn? Si i ka ndryshuar bindjet
Basha, Çani, Noizy dhe Veliaj

TIRANË- Fushata zgjedhore ka nisur dhe bashkë më të edhe mbështetjet e shumta nga këngëtarë apo figura publike për kandidatët që po marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Por shumë nga figurat publike që kanë dalë në mbështetje të kandidatëve kanë ardhur si surprizë. Ky ka qenë dhe rasti i këngëtarit Rigels Rajku. 

Në videon e mëposhtme, Noizy shihet që ka mbështetur tre figura të ndryshme politike në kohë të ndryshme. Fillimisht Noizy ka qenë një mbështetës i Lulzim Bashës, madje shihet teksa e ka takuar atë në një turmë me njerëz dhe kanë bërë foto bashkë.

Por disa vitë më votë, Noizy ka treguar mbështetjen e tij për kryedemokratin Sali Berisha. Kjo pasi vet Noizy ka telefonuar Arian Çanin live në emisionin e tij, ku ka qenë i ftuar Berisha. Ndër të tjera Noizy nuk ngurroi që të ngrinte dhe dy gishtat lartë. 

Ndërsa tashmë më fund, reperi është përfshirë në fushatën e Erion Veliajt. Duke shpërdarë ushqim me Veliajn në kohë zgjedhjesh por edhe duke bërë video, ku tregon hapur mbështetjen për të, edhe pse vetë nuk voton fare në Tiranë.

rigels rajku erion veliaj sali berisha lulzim basha

Sondazh

Poll