Politike

VIDEO/ Rama krahason opozitën me kafshët, vetë imiton qenin: Ata janë për të lehur

Nga Bulqiza, Rama fillimisht quajti kandidatët e opozitës fillimisht minjë kormi, por nuk u ndal me kaq.

3 Maj 2023, 16:40 Nga I.A
VIDEO/ Rama krahason opozitën me kafshët, vetë imiton qenin: Ata
Edi Rama

BULQIZË- Kryeministri Edi Rama ka krahasuar opozitën ditën e sotme me kafshët. Nga Bulqiza, Rama fillimisht quajti kandidatët e opozitës fillimisht minjë kormi, por nuk u ndal me kaq. Pasi disa sekonda më vonë i krahasoi me qentë e rrugëve.    

"Ça do bini këtu prapë minjtë e kromit e do i fusni në bashki. Se vetëm për atë e duan bashkinë, për veten e tyre. Karroca me qen rrugësh nuk tërhiqet, për te lehur dhe për të kafshuar kur nuk e ke mendjen po, atë e bëjnë. Siç kafshojnë ndonjë që kalon rrugën me vrapë. Me ata do e shpëtoni Bulqizën ju, *imiton qenin duke bërë ham-ham,"-tha Rama. 

 

edi rama

Sondazh

Poll