Politike

Rama sulmon Metën: Kur vjen ai duhet të ruajmë xhepat, Iliri ka ikur për lesh

Po ashtu Rama shtoi se ata çfarë nuk kanë bërë që ta kthejnë Metën në rrugën e duhur.

3 Maj 2023, 16:34 Nga I.A
Rama sulmon Metën: Kur vjen ai duhet të ruajmë xhepat, Iliri ka
Edi Rama

BULQIZË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kreun e Partisë së Lirisë ditën e sotme nga Bulqiza. Rama me banorët gjatë fushatës elektorale ka ironizuar kërkesën e Metës për transparencë, duke theksuar se kur vjen ai duhet që të ruajnë xhepat. Po ashtu Rama shtoi se ata çfarë nuk kanë bërë që ta kthejnë Metën në rrugën e duhur.

"Me kë do i bëjë ky projektet e Bulqizës? Me non gratën, apo me Like Floririn? Po kur thotë Likja, “duam transparencë”.  E keni parasysh? Që kur të afrohet Likja duhet të futësh duart në xhep të mbrosh xhepat se çfarë nuk kemi bërë për ta sjellë Liken në rrugë të mbarë. Nuk kemi lënë gur pa luajtur, se thamë hajde e kemi pasur shok, mos ta lëmë të ikë për lesh, por Likja e ka mendjen për keq dhe ashtu për keq vazhdon duke u bërë paterica qesharake e një non grate dhe ju tani do merrni një që ua ka sjellë non grata me Liken dhe do e fusni në bashki?  E çdo bëjë ai pastaj? Me kë do punojë ai me Belindën? Apo do ikë me vrap kur të vijë Belinda këtu se Belinda është burri më i fortë që kemi në qeveri sa për dijeni. Çfarë do bëjë ai?', tha Rama

edi rama

Sondazh

Poll