Politike

Njëri me PS e tjetri me 'Bashkë Fitojmë'! Dy kushërinj që janë në garë për Libohovën

Adil Xhelili zbuloi se ende mban marrëdhënie dhe i flet në momentin që shkëmbehet në rrugë.

3 Maj 2023, 14:27 Nga A.B
Njëri me PS e tjetri me 'Bashkë Fitojmë'! Dy
Adil Xhelili dhe Leonard Hide

TIRANË- Në këto zgjedhje, në zonën e Libohovës ka një risi. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Libohovën, Adil Xhelili, dhe ai i PS-së Leonard Hide janë kushërinj të parë.

Teksa ishte i ftuar në 'Euronews Albania', Xhelili, zbuloi se ende mban marrëdhënie dhe i flet në momentin që shkëmbehet në rrugë.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetarja: Më ka ardhur një mesazh në telefon zoti Xhelili që më thotë se kandidati juaj përballë, kandidati i Partisë Socialiste është kushëriri juaj, është e vërtetë?

Xhelili: Po është shumë e vërtetë. Është kushëriri i parë!

Gazetarja: Po si ka mundësi brenda familjes?

Xhelili: Për këtë mund të pyesësh ministren Mirela Kumbaro dhe klanin e Partisë Socialiste në qark.

Gazetarja: Flet me kushëririn tani që jeni kundërshtarë?

Xhelili: Po flasim, kur shkëmbehemi në rrugë flasim

Gazetarja: Nuk do flasësh më më duket se shoh që qenke ftohur me kushëririn!

Xhelili: Unë jam një tip që politikën e kam mbajtur jashtë familjes dhe gjithmonë jam përpjekur që lidhjet familjare të mos ndikohen nga bindjet apo nga opinion. Si i tillë e kam parim nga të parët e mi që mos të vendosim politikën mbi familjen./Dosja.al

leonard hide adil xhelili

Sondazh

Poll