Politike

Vendoret 2023, Yuri Kim takon Rrumbullakun: Siguroni procesin zgjedhor! Luftë edhe kundër grupeve kriminale

Yuri Kim kërkoi një proces të sigurt dhe të hapur në zgjedhje, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.

3 Maj 2023, 14:45 Nga k.m.
Vendoret 2023, Yuri Kim takon Rrumbullakun: Siguroni procesin zgjedhor!
Yuri Kim dhe Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ishte në ambientet e Policisë së Shtetit për t'u takuar me kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, me të cilin diskutoi për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një postim në rrjete sociale, Kim thotë se diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike. Por edhe kërkoi një proces të sigurt dhe të hapur në zgjedhje, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.

"Yuri Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan për bashkëpunimin në rritje me forcat e rendit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike. Ambasadori theksoi rolin kritik të PSH-së në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar,"-bëri me dije Ambasada Amerikane.

yuri kim muhamet rrumbullaku zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll