Bota

"“Ejani në shkollë, vrava shokët"/ Autori lajmëroi vetë policinë

14-vjeçari me iniciale K.K menjëherë pas masakrës, ka telefonuar në “192” numrin e policisë serbe dhe ka njoftuar për aktin e tij.

3 Maj 2023, 14:37 Nga f.i
"“Ejani në shkollë, vrava shokët"/ Autori
14-vjeçari

SERBI- Autori i sulmit masiv në shkollën në Vaçar, pasi vrau 9 persona dhe plagosi 7 të tjerë ka lajmëruar vetë policinë. Mediat serbe shkruajnë se 14-vjeçari me iniciale K.K menjëherë pas masakrës, ka telefonuar në “192” numrin e policisë serbe dhe ka njoftuar për aktin e tij.

“Ejani në shkollë, i vrava shokët, po ju pres,'- ka thënë 14-vjeçari.

Më pas ai u përpoq të fshihej, por policët e gjetën dhe e arrestuan. Nga të njëjtat burime, në fjalët e para pas arrestimit, kur u pyet nga policia se përse e bëri krimin, ai u mjaftua duke thënë se “qëllova se jam psikopat”.

vrasja ne serbi

Sondazh

Poll