Bota

Vrasja me 9 viktima në shkollë, Serbia shpall tre ditë zie kombëtare

Lidhur me masakrën në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar, qeveria shpalli tre ditë zi kombëtare në të gjithë Serbinë duke filluar nga e premtja e 5 majit deri më 7 maj.

3 Maj 2023, 14:34 Nga m.s

Vrasja me 9 viktima në shkollë, Serbia shpall tre ditë zie

SERBI- Lidhur me masakrën në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar, qeveria shpalli tre ditë zi kombëtare në të gjithë Serbinë duke filluar nga e premtja e 5 majit deri më 7 maj.

Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç, Ministrja e Shëndetësisë Danica Grujiçiq, Ministri i Punëve të Brendshme Bratislav Gashiq dhe shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliq iu drejtuan publikut në një konferencë të jashtëzakonshme.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se mjekët po luftojnë për jetën e një vajze. Ministri Gashiq zbuloi se babai i autorit ishte arrestuar dhe shefi i policisë tha se djali kishte planifikuar krimin për një muaj, raporton Kurir. 

Ministri Gashiq prezantoi informacionet e njohura më parë. “Babai i autorit të këtij krimi të rëndë u arrestua, të dyja armët ishin të lejuara. Ai pretendon se ato ishin të mbyllura në një kasafortë me kod dhe se fëmija padyshim e dinte kodin”. /Dosja.al

 

 

beograd serbi

Sondazh

Poll