Bota

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Borrell: Palët kanë këndvështrime të ndryshme për Asosacionin! Sot u krye vetëm prezantimi i draft-statutit

Borrell thotë se palët duhet të angazhohen me mirëbesim dhe të janë të gatshme për kompromise.

2 Maj 2023, 22:11 Nga a.l
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Borrell: Palët kanë
Josep Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit të përbashkët në Bruksel. Ai ka thënë se në takim është diskutuar për implementimin e marrëveshjes së arritur në Ohër. Borrell thotë se është arritur marrëveshja për 'Personat e Zhdukur' nga lufta në Kosovë, që sipas tij nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Shpresojë se liderët do të respektojnë këtë zotim që kanë marrë sot. Ky është një kapitull shumë i rëndësishëm”, tha ai. 

Ai thotë se palët kanë avancuar mjaft shumë edhe për zbatimin e Asociacionit.

Palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për themelimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje është dakorduar para dhjetë vitesh. Ekipi menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës kanë prezantuar draftin e parë që nuk është përfundimtarë. Përshëndes faktin që ky draft tashmë u hodh në tryezë. Siç pritej këndvështrimet mes palëve janë shumë të largëta sa i përket natyrës së Asociacionit. Nuk është se kam pritur diçka tjetër. Por edhe nëse nuk pajtohen, ata janë pajtuar që të fillojnë negocimin”, tha ai. 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar sot në Bruksel nuk është final, por vetëm do të shërbejë si pikë fillestare për negociata të mëtejshme. Borrell thotë se palët duhet të angazhohen me mirëbesim dhe të janë të gatshme për kompromise.

josep borrell dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll