Guterres: OKB do të qëndrojë në Afganistan por fondet po shterojnë
SHBA- Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan për të ofruar ndihma për miliona afganë të dëshpë...
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) në Izrael dhe në territoret e pushtuara i shprehu ngushëllimet familjes së Adnanit, duke i bërë thirrje Izraelit të lirojë trupin e tij.
PALESTINË- Reagime ndërkombëtare kanë ardhur pas vdekjes së të burgosurit palestinez Khader Adnan, i cili kishte qenë në një grevë urie gati tre-mujore. Palestinezi i njohur, i lidhur me grupin e Xhihadit Islamik Palestinez, u gjet pa ndjenja në qelinë e tij herët në mëngjesin e së martës.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) në Izrael dhe në territoret e pushtuara i shprehu ngushëllimet familjes së Adnanit, duke i bërë thirrje Izraelit të lirojë trupin e tij.
"Ne u bëjmë thirrje autoriteteve izraelite që të lirojnë trupin e z. Adnan, në mënyrë që familja e tij të mund të mbajë zi dhe të organizojë një varrim dinjitoz sipas zakoneve dhe besimeve të tyre," tha KNKK në një deklaratë të martën.
Organizata e kishte vizituar disa herë të arrestuarin që në shkurt për të monitoruar gjendjen e tij. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit reagoi ndaj "martirizimit" të Adnanit në një deklaratë, duke thënë se ai përshkruan drejtësinë e rezistencës palestineze.
“Mënyra se si u arrestua ky shtetas palestinez dhe trajtimi çnjerëzor që iu bë nga regjimi sionist [Izraeli] është një shembull i qartë i sjelljes çnjerëzore dhe të dhunshme që regjimi ka përdorur kundër kombit dhe luftëtarëve palestinezë për më shumë se shtatë dekada në një organizim dhe në mënyrë të përhapur dhe përbën krim kundër njerëzimit. Heshtja e komunitetit global dhe organizatave të të drejtave të njeriut do të çojë në rritjen e guximit të regjimit sionist të aparteidit”, tha Naser Kanani.
Grupi shiit libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, bëri një deklaratë ngushëllimi për vdekjen e Adnanit, duke bërë thirrje për lirinë e të gjithë të burgosurve palestinezë.
Grupi lavdëroi marshimin e gjatë plot qëndrueshmëri dhe rezistencë të Adnanit kundër praktikave arbitrare të Izraelit, duke dënuar vitet që ai kaloi në burg duke u nënshtruar abuzimit dhe terrorizmit.
Deputetja e Mbretërisë së Bashkuar, Francie Molloy, një politikane irlandeze e partisë Sinn Féin, postoi në Twitter si reagim ndaj vdekjes së Adnanit.
"Ata nuk kanë asgjë në të gjithë arsenalin e tyre perandorak që mund të thyejë shpirtin e një palestinezi që nuk dëshiron të thyhet," tha Molloy.
Reagimet mes palestinezëve ishin gjithashtu të shumta.
Vdekja e tij konsiderohet një vrasje nga palestinezët, tha Nida Ibrahim nga Al Jazeera, sepse ai ishte një aktivist politik, grevat e urisë së të cilit ishin një protestë kundër burgosjes izraelite pa akuzë.
Xhihadi Islamik paralajmëroi Izraelin se do të paguajë çmimin për këtë krim. Grupe të tjera palestineze duke përfshirë Hamasin, Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe një udhëheqës nga partia Fatah, të gjithë dënuan rolin e Izraelit në vdekjen e tij.
Përshtatur nga Al Jazeera
SHBA- Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan për të ofruar ndihma për miliona afganë të dëshpë...
Khader Adnan PALESTINË- Mustafa Barghouti, Sekretari i Përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze (PNI), e ka quajtur ...
Khader Adnan PALESTINË- Khader Adnan u arrestua 12 herë dhe kaloi rreth tetë vjet në burgjet izraelite, shumica e të cilave në...
Josep Borrell BRUKSEL- Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dalë me një deklarat&e...
Vladimir Putin RUSI- Më datë 6 maj do të zhvillohet ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III. Lista e t&eum...
Ivy Webster SHBA- Shtatë trupa janë gjetur në një pronë në një qytet të vogël në Oklahoma gjatë nj&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Pak pas nisjes së takimit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç miratuan pik&...
Takimi në Bruksel BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë mira...
Gabriel Escobar BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar paraprakisht takimin me të dërguarin e posaçëm të...
Prokuroria Speciale e Kosovës KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale D.R nën dyshimet...