Bota

LUFTA civile në Sudan, palët bien dakord për një armëpushim 7 ditor

 Palët ndërluftuese në Sudan kanë rënë dakord për një armëpushim shtatë-ditor që fillon më 4 maj, në një bisedë telefonike me presidentin e Sudanit të Jugut Salva Kiir, deklaroi sot ministria e jashtme në Juba, duke rritur shpresat për një fund të javëve të gjakderdhjes.

2 Maj 2023, 21:21 Nga a.l
LUFTA civile në Sudan, palët bien dakord për një
Lufta në Sudan

SUDAN- Palët ndërluftuese në Sudan kanë rënë dakord për një armëpushim shtatë-ditor që fillon më 4 maj, në një bisedë telefonike me presidentin e Sudanit të Jugut Salva Kiir, deklaroi sot ministria e jashtme në Juba, duke rritur shpresat për një fund të javëve të gjakderdhjes, shkruajnë mediat e huaja. 

"Shefi i ushtrisë sudane Abdel Fattah al-Burhan dhe zëvendësi i tij i kthyer në rival, Mohamed Hamdan Daglo, i cili komandon Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake, kanë rënë dakord në parim për një armëpushim shtatë-ditor nga 4 deri më 11 maj," tha ministria në nje deklarate. 

Qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të plagosur në luftime, ndërsa sulmet ajrore dhe shkëmbimet e artilerisë kanë goditur zona të Khartoum-it më të madh, duke shkaktuar eksodin e mijëra sudanezëve në vendet fqinje. 

lufta ne sudan

Sondazh

Poll