Bota

Grupi i të Drejtave të Njeriut në Palestinë: Vdekja e Khader Adnan tregon përkeqësimin e kushteve në burgjet izraelite

Grupi i të Drejtave në Palestinë deklaron se vdekja e uhdëheqësit të Xhihadit në burg, Khader Adnan hedh dritë mbi përkeqësimin e kushteve të më shumë se 4,900 të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite – duke përfshirë të sëmurë.

2 Maj 2023, 20:42 Nga a.l
Grupi i të Drejtave të Njeriut në Palestinë: Vdekja e Khader
Khader Adnan

PALESTINË- Grupi i të Drejtave në Palestinë deklaron se vdekja e uhdëheqësit të Xhihadit në burg, Khader Adnan hedh dritë mbi përkeqësimin e kushteve të më shumë se 4,900 të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite – duke përfshirë të sëmurë, shkruan Al Jazeera. 

"Vdekja e Adnanit nënvizon vuajtjet e rreth 600 të burgosurve administrativë të cilët mbahen pa akuzë ose gjyq në shkelje flagrante të së drejtës së tyre për një gjykim të drejtë, duke përfshirë të drejtën e tyre për të marrë mbrojtjen e duhur dhe për të njohur akuzat e tyre," tha Qendra Palestineze për të Drejtat e Njeriut. (PCHR).

Shkelja e të drejtës së të paraburgosurve për një gjykim të drejtë vjen nga natyra e ndalimit administrativ, i cili jepet me urdhër administrativ dhe pa asnjë vendim gjyqësor në një mënyrë që rrezikon procedurat e paanshme gjyqësore, duke përfshirë procedurën e gjykimit të drejtë. 

khader adnan

Sondazh

Poll