Bota

Përfundon takimi në Bruksel, Vuçiç: Kurti refuzoi sërish propozimin për Asosacionin

Pas më shumë se 3 orësh, ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe ndërmjetësuesve të BE-së Miroslav Lajçak e Josep Borell. Presidenti i Serbisë ka thënë se pala kosovare nuk ka pranuar propozimin për Asosacionin.

2 Maj 2023, 21:37 Nga a.l
Përfundon takimi në Bruksel, Vuçiç: Kurti refuzoi
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Pas më shumë se 3 orësh, ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe ndërmjetësuesve të BE-së Miroslav Lajçak e Josep Borell. Presidenti i Serbisë ka thënë se pala kosovare nuk ka pranuar propozimin për Asosacionin.

Unë do të thosha se jam shumë i shqetësuar, sepse për çështjen kyçe, formimin e Asociacionit, është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin. Është e qartë për mua, ne kemi arritur në mur. Ishte e qartë që nga momenti kur u prezantua drafti i Statutit të Asociacionit. Unë pranova, Prishtina refuzoi. Mendoj se është shumë e rëndësishme ta tejkalojmë atë situatë. Shpresoj që në raundin e ardhshëm të ketë një reagim të disa të tjerëve që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla, nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiç.

Paraprakisht draft- statuti për Asociacionin, para palëve është prezantuar nga koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiç. Pas pak pritet që ndërmjetësuesi i BE-së të dalë në nëj deklaratë për shtyp për të ndarë detaje nga takimi. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll