Bota

Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit e luftës në Kosovë/ Petkoviç: E kemi hequr termin “zhdukje e dhunshme”, s'kemi asnjë përgjegjësi juridike

2 Maj 2023, 21:45 Nga a.l
Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit e luftës në
Petar Petkoviç

BRUKSEL- Drejtori i zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviç, reaguar pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur. Siç raportojnë mediat në Serbi, ai ka thënë se një letër e nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e cila mbron shtetin e Serbisë, i ishte bashkangjitur Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Është miratuar teksti i deklaratës për personat e zhdukur, për të cilin paraprakisht është rënë dakord në nivel teknik. E rëndësishme është se para miratimit të tekstit të deklaratës është bashkangjitur edhe një deklaratë e nënshkruar nga presidenti Aleksandër Vuçiç, ku janë sqaruar çështje të rëndësishme në lidhje me termin e përmendur në Deklaratën për Personat e Zhdukur. Kjo deklaratë konfirmon se ne kemi mbrojtur interesat e shtetit të Serbisë kur është fjala për këtë çështje”, tha Petkoviçi.

Petkoviç gjithashtu tha se Serbia ka insistuar në këtë term për vite me radhë. Ndërsa shtoi se Kosova ka qenë ajo që gjatë gjithë kohës ka penguar dhe ajo e cila nuk dëshiron që të arrihet marrëveshje sepse insiston në termin ‘enforced disappearance’, që është konstrukt juridik, pra termi i përcaktuar në pikën 2 të Konventës Ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme. 

petar petkovic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll