Bota

Hodhi municione në Pallatin Buckingham, arrestohet një person, familja mbretërore në alarm

Mësohet se asnjë nga familja mbretërore nuk ndodhej brenda në pallat në momentin e ngjarjes. Policia shtoi se objektet u gjetën dhe se burri tani është në paraburgim pasi iu gjet edhe një 'çantë e dyshimtë'.

2 Maj 2023, 21:52 Nga I.A
 
Hodhi municione në Pallatin Buckingham, arrestohet një person,
Policia

ANGLI- Pallati Buckingham është mbyllur ditën e sotme, pasi një person hodhi municione brenda hapësirës së kopshtit. Dailymail shkruan se oficerët arrestuan një burrë rreth orës 19:00 sonte pasi ai iu afrua portave të Pallatit duke hedhur municone dhe fishekë.

Mësohet se asnjë nga familja mbretërore nuk ndodhej brenda në pallat në momentin e ngjarjes. Policia shtoi se objektet u gjetën dhe se burri tani është në paraburgim pasi iu gjet edhe një 'çantë e dyshimtë'.

“Oficerët arrestuan shpejt një burrë rreth orës 19:00 të së martës, 2 maj, pasi ai iu afrua portave të Pallatit Buckingham SW1 dhe hodhi një numër sendesh - të dyshuara se ishin gëzhoja pushkë gjahu - në territorin e Pallatit. Këta janë rikuperuar dhe do të dërgohen për ekspertizë. Nuk ka raportime për të shtëna të shtëna, apo të lënduar," thuhet në njoftim.

pallati buckingham

Sondazh

Poll