Bota

Vdekja në qeli i Khader Adnan/ Zyrtari palestinez: Vrasje e shëmtuar! Duan të thyejnë frymën e rezistencës

Barghouti tha se vendosja e paraburgimit administrativ si një masë kryesore ku palestinezët arrestohen me forcë pa e ditur se për çfarë akuzohen është një tallje e plotë e ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

2 Maj 2023, 20:27 Nga a.l
Vdekja në qeli i Khader Adnan/ Zyrtari palestinez: Vrasje e shëmtuar!
Khader Adnan

PALESTINË- Mustafa Barghouti, Sekretari i Përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze (PNI), e ka quajtur vdekjen e udhëheqësit të Xhihadit, Khader Adnan një vrasje të shëmtuar qëllimi i të cilit është të thyejë frymën e rezistencës që kanë të burgosurit palestinezë.

Barghouti tha se vendosja e paraburgimit administrativ si një masë kryesore ku palestinezët arrestohen me forcë pa e ditur se për çfarë akuzohen është një tallje e plotë e ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

“Izraelitët po dërgojnë mesazhin e mëposhtëm: Nëse hyni në grevë urie, do të vdisni. Kjo është shumë e rrezikshme, veçanërisht pasi janë 1006 palestinezë në paraburgim administrativ pa akuza. “Çdo palestinez sot rrezikohet të humbasë jetën e tij/saj. Çdo palestinez rrezikon të arrestohet pa asnjë arsye. Ky është objektivi: Shtypja, keqtrajtimi dhe thyerja e shpirtit të të burgosurve palestinezë,” tha ai për Al Jazeera. 

Një nga figurat kryesore të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor, 44-vjeçari Sheikh Khader Adnan, vdiq pas një greve urie 86-ditore në burg. Khader Adnan, ishte burgosur vazhdimisht nga autoritetet izraelite, të paktën 12 herë, për rreth tetë vjet, shumicën e asaj kohe nën masën e "arrestit administrativ" dhe kishte vazhduar në mënyrë të përsëritur grevat e urisë.  

khader adnan

Sondazh

Poll