Politike

'Qarkullon gossip'/ Berisha fton në fushatë gratë dhe vajzat: Rama mizogjenist, jepini një mësim të mirë

Sali Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si mizogjenist dhe dhunues ndaj grave.

2 Maj 2023, 19:48 Nga k.m.
'Qarkullon gossip'/ Berisha fton në fushatë gratë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia kërkoi ndihmë nga gratë dhe vajzat për të votuar kundër kryeministrit Edi Rama. Në fjalë e tij, Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si mizogjenist dhe dhunues ndaj grave. Ndërsa përmendi dhe "gossip-e" (thashetheme) që ka dëgjuar për numrin një të qeverisë.

"E kam një thirrje për gratë dhe vajzat, nënat dhe motrat e Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë. Merreni në dorë flamurin e fitores sepse në të vërtetë armik më të madh se Edi Rama nuk kanë patur ndonjëherë. Ai është një mizogenist i pashoq dhe i pashembullt. Nuk e quaj të tillë për gossip-in që qarkullon për dhunën brutale në familje se nuk janë punët e mia. Por për dhimbjen që u krijoi duke i zhytur në varfëri. Ai si i pashpirt i përdor vetëm fasadë. Merr, emëron 12-13 vajza dhe gra në qeveri. Absolutisht hera e parë dhe fundit që e kam përgëzuar. Asgjë nuk e përmirëson shoqërinë më shumë se virtytet e nënës dhe motrës shqiptare. Por ç'na doli?! Ansambli i truprojave të Gadafit, Edona i thotë Zeus, tjetra band-it, Olta Xhaçka vizionari i madh i pronave të burrit të saj. Pra ka krijuar një ansambël që ato për çdo gjë mendojnë se përfaqësojnë, por jo gruan dhe nënën. U bë dje një takim me gratë në Shkodër. E morëm filmimin dhe futëm në reader-face. Ç'të shohësh? 80% emocione negative ndaj tij. Nuk merr dot njerëz në shesh që t'i mërzitësh,"-tha Berisha ndër të tjera.

sali berisha fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll