Politike

Ishte 'i besuari' i Lulzim Bashës, Andi Lila ndryshon "skuadër", shfaqet krah Veliajt: Faleminderit lali!

Madje ka falenderuar Ballën dhe Veliaj për një "nder" që i kishin bërë.

2 Maj 2023, 18:41 Nga k.m.
Ishte 'i besuari' i Lulzim Bashës, Andi Lila ndryshon
Andi Lila, Erion Veliaj dhe Taulant Balla

KAVAJË- Ish-lojtari Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Andi Lila ka dalë në mbështetje të Erion Veliajt në Kavajë. Koordinatori i Partisë Demokratike për sportin në kohën e kryedemokratit Lulzim Basha, shumë i angazhuar me PD në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, Andi Lila duket se ka ndërruar kah politik.

Lila iu bashkua Partisë Socialiste gjatë një takimi të zhvilluar në Kavajë, në prani të Erion Veliaj, kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe ka folur në mbështetje të dy kandidateve të PS, Redjan Krali në Kavajë dhe Edison Memolla në Rrogozhinë.

Madje ka falenderuar Ballën dhe Veliaj për një "nder" që i kishin bërë.

“Duartrokitja është për miqtë tani. Kur kisha një projekt ishin dy miqtë e mi, Tualanti dhe Lali që më ndihmuan. Po ta them në sy lali, faleminderit. Edisoni ka qenë portier me Rrogozhinën, jemi pothuajse moshatarë dhe shpesh herë i bëj edhe ndonjë gol. Qyteti i Rrogozhinës ka një skuadër që quhet Egnatia, nga më të mirat e kampionatit shqiptar, dhe realisht është një nga skuadrat që unë simpatizoj, jo sepse jam nga zona, po sepse e keni ndërtuar me të vërtetë shumë mirë. Ndërsa, për sa i përket Redit, atë e kam shok shkolle, shok të vjetër. Patjetër që një ndër gjërat që Redi më ka premtuar, jo vetëm mua si ish-futbollist i Besës, por edhe të gjithë sportistëve, që stadiumin e Kavajës do ta bëjë të ri dhe për këtë gjë patjetër që do ketë gjithë mbështetjen tonë. Janë dy çuna që janë fjalëpak e punëshumë,”- Andi Lila.

Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit 2023 ka spikatur me një detaj për "PR"-in e kandidatit Erion Veliaj në dallim nga kandidatët e tjerë. Në krah të Veliajt janë pozicionuar këngëtarët më të njohur duke ngjallur pikëpyetje të shumta për arsyet pse kjo mbështetje pikërisht në këtë moment. Këngëtarja Elvana Gjata u komentua gjerësisht për shërbesën e saj në një iftar në Tiranë, ku rrjeti ngriti pyetjen si mund të ndodhte kjo pas postimeve të saj të shumta me një kryq në qafë. Por nuk ka munguar, Capital T, Noizy, Çiljeta Xhilaga, etj./Dosja.al

andi lila erion veliaj taulant balla fushata 2023

Sondazh

Poll