Politike

LUFTA civile në Sudan/ Laboratori biologjik në zotërimin e njërit prej gjeneralëve, OBSH ngre alamrin: Aty ruhen patogjenët e kolerës

Përfaqësuesi i OBSH-së në Sudan tha javën e kaluar se kishte një rrezik të lartë biologjik në kryeqytet, pasi një nga palët ndërluftuese ka marrë në zotërim laboratorin ku mbahen patogjenë të kolerës dhe materiale të tjera të rrezikshme.

2 Maj 2023, 16:22 Nga a.l
LUFTA civile në Sudan/ Laboratori biologjik në zotërimin e
OBSH

SUDAN- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin për zaptimin e laboratorit të shëndetit publik në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum ku po zhvillohen luftëra të ashpra prem më shumë se 2 javësh. Përfaqësuesi i OBSH-së në Sudan tha javën e kaluar se kishte një rrezik të lartë biologjik në kryeqytet, pasi një nga palët ndërluftuese ka marrë në zotërim laboratorin ku mbahen patogjenë të kolerës dhe materiale të tjera të rrezikshme, shkruajnë mediat e huaja. 

Konflikti midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ka çuar në qindra të vdekur, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz u larguan për të shpëtuar jetën e tyre në dy javë konflikt. Së bashku, fraksionet rrëzuan një qeveri civile në një grusht shteti të tetorit 2021 dhe tani janë të bllokuar në një luftë për pushtet që prishi një tranzicion të mbështetur ndërkombëtarisht drejt demokracisë. Konflikti kërcënon të destabilizojë rajonin e brishtë. 

lufta ne sudan obsh

Sondazh

Poll