Politike

Vendoret 2023/ PL kërkoi që anëtari i 4 i grupeve të numërimit të votave të mos i jepet PDIU, KAS e rrëzon

Partia e Lirisë kishte ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ për ndarjen e anëtarin e katërt e KZAZ-së mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

2 Maj 2023, 14:23 Nga A.B
Vendoret 2023/ PL kërkoi që anëtari i 4 i grupeve të
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Berisha-Meta për të patur numërues të votave në të gjithë Shqipërinë. Në mbledhjen e sotme ka lënë në fuqi vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit për t’i lënë vetëm gjysmën e KZAZ-ve të vendit.

Partia e Lirisë kishte ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ për ndarjen e anëtarin e katërt e KZAZ-së mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që anëtari i katërt i KAZA-zë të ndahet mes Partisë së Lirisë dhe PDIU-së, duke lënë kështu koalicionin Berisha-Meta pa anëtarë në gjysmat e KZAZ-ve të vendit./Dosja.al

fushata 2023

Sondazh

Poll