Politike

Berisha: Benet kandidimi yt për Ramën gabim fatal, dorëheqjen e Edonës e kam këtu, ti s'ke nga del

Po ashtu Berisha shtoi se Edhe Edona Bilali që dikur e krahasonte Ramën me Zeusin ka dhënë dorëheqjen dhe se si e posedon atë. 

2 Maj 2023, 19:39 Nga I.A
Berisha: Benet kandidimi yt për Ramën gabim fatal, dorëheqjen e
Sali Berisha

SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kandidimi i Benet Becit për Bashkinë e Shkodrës është një gabim fatal. Nga Shkodra, Berisha u shpreh se vetëm shpirti i tij e di se çfarë e detyroi që të bënte këtë gabim, ndërkohë që nuk la pa përmendur dhe Tom Doshin këtu. Po ashtu Berisha shtoi se Edhe Edona Bilali që dikur e krahasonte Ramën me Zeusin ka dhënë dorëheqjen dhe se si e posedon atë. 

"Benet kandidimi yt për Edi Ramën, njeriu që ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij, absolutisht në mënyrë identike me despotin Enver Hoxha është gabimi fatal i jetës tënde. Shpirti yt e di se çfarë të detyroi ty të bësh këtë gabim fatal. Di diçka edhe Tom Doshi për këtë detyrim. Por meqë u ndala tek Toma, shko pak e tako Senadën. Shko tako Namikun, shko tako zonjën Hafizi, se si u flakën si limon i shtrydhur. Edhe Edona e Zeusit e kam këtu dorëheqjen e saj. Nga do të dalësh ti. Benet edhe njëherë të them, ke bërë gabimin e jetës tënde. Të pashë një ditë këtu në shesh, e kishe vendosur, një ngjyrë tjetër. Naiv je treguar. Por nënat shkodrane dhe nënat shqiptare, përrallën e parë që u tregojnë fëmijëve është përralla e ujkut, me këmbë të lyer me miell. Por ti nuk del edhe për një arsye tjetër këtu në shesh që është detyrim në çdo vend, qeveritarët duhet të dalin para qytetarëve dhe ti thonë; urdhëro jam këtu për të pyetur çdo gjë, për të dhënë llogari para jush," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll