2 Maj 2023, 19:14
Nga k.m.
Bardh Spahia dhe Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia i dërgoi një mesazh rivalit socialist, Benet Beci. Në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha tha se as gjysma e Becëve (fisi i Benet Becit) nuk do ta votojnë më 14 maj. Ndër të tjera, Berisha sfidoi Becin, duke i thënë që të dalë dhe të përballet me Bardh Spahinë në një debat para ditës së zgjedhjeve.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, zonja e zotërinj, vëllezër e motra. Përshëndetjet e mia më të përzemërta, por edhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, por edhe shkodraneve dhe shkodranëve, kudo që janë sot, në këtë sallë, në këtë qytet të bekuar, Shqipëri e emigracion. Këtë mirënjohje nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë, nuk ka poet që mund ti këndojë atë që meriton. Unë mbetem borxhli gjithë jetën time për mbështetjen tuaj. Të dashur miq! Është një nder i madh për mua të paraqes sot para jush kandidatin për kryetar bashkie, të votës tuaj të lirë, Bardh Spahinë. Tu garantoj ju se Bardh Spahia misionin e tij të nisur një vit më parë, me përkushtim të madh, me ndershmëri, me respekt dhe dashuri për qytetarët e Shkodrës, banorët e saj në të 4-anët e rrethit, do ta çojë përpara në të gjitha aspektet, fushat. Shkodra është një qytet me potenciale më të jashtëzakonshme se çdo territor tjetër i trojeve shqiptare. E vendosur mes detit dhe alpeve, e vendosur mes një kompleks eko-ujor, mrekulli e vërtetë natyrore. Shkodra qyteti i qytetarëve fisnikë, i grave dhe burrave që gabuan historikisht më pak se të gjithë shqiptarët. Që kanë një raport me Zotin, me vlerat, me të vërtetën, më të drejtin që mund dhe duhet të ketë njeriu i civilizuar. Në këtë mision do të njohë, do të kapë zhvillime të madh dhe të rëndësishme. Me programin e tij, Bardh Spahia bazuar në parimet më themelore dhe idealet e qytetarëve të Shkodrës, do të shndërrojë Shkodrën në qytetin lider të zhvillimit të harmonishëm, të prosperitetit, të reputacionit më të madh në rajon, Europë dhe kudo. Miqtë e mi! Karshi Bardh Spahisë kandidon përfaqësuesi i Edi Ramës. E meriton këtë që po bëni ju, megjithatë kjo është njëra anë, ana tjetër është ftesa ime; Benet hajde këtu bashkë me Bardh Spahinë, dilni para qytetarëve dhe jepni, jepni llogari për çdo gjë. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Shkodrës dhe me këtë ti dëshmon se ke ndjenjën e përgjegjësive, përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Shkodrës. Me këtë ti shlyen deri diku një detyrim sepse dy vjet në atë parlament nuk e shqipërove njëherë fjalën Shkodër dhe Shkodran. Benet vetëm për këtë kam bindjen se gjysma e Becëve nuk do të votojnë ty.
bardh spahia sali berisha fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
2 Maj 2023, 19:03
k.m.
Çiljeta Xhilaga, Sali Berisha dhe Erion Veliaj
TIRANË- Prania e këngëtares Çiljeta Xhilaga në fushatën për kry...
Politike
2 Maj 2023, 18:57
I.A
Bledian Koka
TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka komentuar një video të Kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me banorët e Devoll...
Politike
2 Maj 2023, 18:41
k.m.
Andi Lila, Erion Veliaj dhe Taulant Balla
KAVAJË- Ish-lojtari Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Andi Lila ka dalë në mbështe...
Politike
2 Maj 2023, 17:38
k.m.
Edi Rama dhe e moshuara me lule në dorë
DEVOLL- Një incident ka ndodhur në takimin e kryeministrit Edi Rama në Devoll. Teksa k&eum...
Politike
2 Maj 2023, 17:31
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë një thirrje kandidatëve të PS-së ...
Politike
2 Maj 2023, 16:22
a.l
OBSH
SUDAN- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin për zaptimin e laboratorit të shëndetit ...
Politike
2 Maj 2023, 14:23
A.B
KAS
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Berisha-Meta për të patur num...
Politike
2 Maj 2023, 13:54
A.B
Marash Logu
TIRANË- Avokati i deputetëve të PD-së Marash Logu ka folur pas seancës së mbajtur sot në Gjykatën ...
Politike
2 Maj 2023, 13:37
m.s
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama disa dit...
Politike
2 Maj 2023, 13:28
A.B
Bardh Spahia
SHKODËR- Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, njëherësh kandidat i koalicionit Berisha-Meta akuzon Qeverinë...