Politike

Dashnor Sula: Opozita do të marrë 4 bashki në qarkun e Elbasanit, Alibeaj bie erë e keqe

Po ashtu Sula u shpreh se fakti që Enkelejd Alibeaj doli më kandidatë të tijin në 14 maj lë hapësirë për dyshime.

2 Maj 2023, 19:24 Nga I.A
Dashnor Sula: Opozita do të marrë 4 bashki në qarkun e Elbasanit,
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se koalicioni 'Bashkë Fitojmë' në qarkun e Elbasanit do të fitojë të paktën 4 bashki. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv, Sula tha se opozita do të fitojë në Elbasan, Peqin, Belsh dhe një bashki tjetër.

“Synojmë 4 bashki, do ishte rezultat fantastik, Elbasan, Peqin dhe Belsh janë shumë afërt, për bashkinë e katër mund të diskutohen, dhe nëse nuk do ketë ngjarje siç ka ndodhur në 2021, do fitohen padyshim”, tha Sula.

Po ashtu Sula u shpreh se fakti që Enkelejd Alibeaj doli më kandidatë të tijët në 14 maj lë hapësirë për dyshime.

Do ishte e moralshme nëse nuk do kishe dalë me kandidat. Bie erë e keqe, je opozitë, pas 14 majit të shikoheshin gjërat me qartësi”,u shpreh Sula.

dashnor sula

Sondazh

Poll