Politike

ME VIDEO- E moshuara bie me kokë, i rrëzohet para syve! Ramës s'i intereson, i kthen kurrizin dhe ikën

Një e moshuar me lule në dore i është afruar kryeministrit Edi Rama për t'i dhuruar trëndafilat e kuq që kishte mbledhur për të.

2 Maj 2023, 17:38 Nga k.m.
ME VIDEO- E moshuara bie me kokë, i rrëzohet para syve! Ramës
Edi Rama dhe e moshuara me lule në dorë

DEVOLL- Një incident ka ndodhur në takimin e kryeministrit Edi Rama në Devoll. Teksa kërcente me këngën e fushatës, një e moshuar me lule në dore i është afruar kryeministrit Edi Rama për t'i dhuruar trëndafilat e kuq që kishte mbledhur për të.

Por në momentin që i dha trëndafilat, e moshuara u rrëzua në tokë, ndërsa kryeministri as nuk lëvizi më të voglin muskul për ta ndihmuar që të ngrihej. Përkundrazi, i mori lulet dhe i ktheu kurrizin, ndërsa truproja e numrit një të qeverisë i shkoi që ta ndihmonte, ndërsa Rama vazhdoi rrugën i pashqetësuar. 

 

edi rama e moshuara rrezohet para rames devoll fushata 2023

Sondazh

Poll