Politike

Ndërtimet pa leje në Kushtetuese, Logu: Për miqtë e Ramës ka shumë lehtësira, VKM duhet të shfuqizohet

Logu tha se kanë parashtruar provat dhe i janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të GJK dhe Këshillit të Ministrave, por se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për shqetësimet dhe pyetjet e tyre.

2 Maj 2023, 13:54 Nga A.B
Ndërtimet pa leje në Kushtetuese, Logu: Për miqtë e
Marash Logu

TIRANË- Avokati i deputetëve të PD-së Marash Logu ka folur pas seancës së mbajtur sot në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e shfuqizimit të VKM-së për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Përballë mediave, Logu tha se kanë parashtruar provat dhe i janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të GJK dhe Këshillit të Ministrave, por se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për shqetësimet dhe pyetjet e tyre.

"Sot patëm mundësinë të merreshim me thelbin. Është e qartë sa të panevojshme ishin shtyrjet e dy seancave të mëparshme. VKM që kemi sjellë duhet shfuqizuar. Parashtruam edhe arsye të tjera, që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut. Çdo qytetar do mund të dëshmojë sesa i padrejtë është ky ligj. 

Për këdo që është i interesuar, ju ftoj ta konsultojmë këtë ligj. Për miqtë e kryeministrit ka shumë lehtësira, për të tjerët jo.

Provat që ato do sjellin, janë rastet që kanë proceduar me të drejtën e parablerjes dhe me prishjen e objekteve. 

Përfaqësuesja e këshillit të ministrave nuk kishte informacion të saktë, gjykata la detyrë që të sillen provat"- tha Logu. 

marash logu

Sondazh

Poll