Sport

Postimi i Cristiano Ronaldos, ku i thotë të gjitha, pas thashethemeve për një ndarje të mundshme me Georgina Rodriguez... (foto)

Cristiano Ronaldo (37 vjeç) dhe Georgina Rodriguez (29 vjeç) kanë qenë në kryetitujt e shtypit ndërkombëtar së fundmi, pasi u shfaqën thashethemet për një ndarje të mundshme.

2 Maj 2023, 19:35 Nga DOSJA

Postimi i Cristiano Ronaldos, ku i thotë të gjitha, pas thashethemeve

ARABIA SAUDITE - Të dy i mohuan, pak a shumë drejtpërdrejt thashethemet që u shfaqën. E para që ka reaguar ka qenë Georgina Rodriguez dhe tani është radha e Cristiano Ronaldos.

ylli portugez ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet duke u puthur dhe duke kërcitur një gotë me Georgina Rodriguez.

Mesazhi i zgjedhur nga portugezi për të përshkruar foton është sugjestionues: “Në nder të dashurisë!".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Brenda një ore nga postimi, fotografia e Cristiano Ronaldos mori mbi 5 milionë pëlqime.

Më parë, Georgina Rodriguez kishte shkruar në rrjetet sociale: “Ziqarët shpikin thashetheme dhe gënjeshtarët i përhapin ato”.

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016. Nënë e dy fëmijëve, Georgina tani ka një pamje krejtësisht të ndryshuar dhe në fotogalerinë e mëposhtme mund të shihni të dyja imazhet nga koha kur ajo punonte si shitëse dhe nga roli i divës që e adoptoi me shumë sukses.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll