Sport

Frosinone, për herë të tretë, siguron një “biletë” dhe hap dyert për në Serie A!

Me tre ndeshje për të përfunduar sezoni, “Canarini” kanë siguruar promovimin

2 Maj 2023, 12:19 Nga DOSJA

Frosinone, për herë të tretë, siguron një

ITALI - Frosinone siguroi ngjitjen në Serie A, pasi mposhti 3-1 Regginan këtë të hënë, në ndeshjen e ditës së 35-të të Serisë B. Me këtë rezultat, skuadra e drejtuar nga Fabio Grosso që kryeson renditjen në këtë kategori, arriti në kuotën e 71 pikëve, më shumë 10 se Bari i vendit të tretë, kur kanë mbetur vetëm 3 ndeshje për t’u luajtur.

Me golat e Gennaro Borelli, Roberto Insigne (vëllai më i vogël i Lorenzos te Napoli) dhe Giuseppe Caso, skuadra e Frosinones konfirmoi pjesëmarrjen e tyre në Serinë A sezonin e ardhshëm, pasi fitoi ndaj skuadrës së drejtuar nga një tjetër emër historik në futbollin italian, ish-sulmuesi i kuqezinjve Filippo Inzaghi.

Në sezonin 2023/24, Frosinone, i njohur me pseudonimin “Canarini”, do të garojë në Serie A për herë të tretë, duke u rikthyer në elitë pasi kishte mbetur i parafundit në 2018/19.
Për t'u përcaktuar është vendi i dytë i ngjitjes direkte, ku Genoa (67 pikë) është një hap larg arritjes së tij, duke pasur 6 pikë më shumë se Bari (61) dhe gjithashtu i treti, i cili do të dalë nga një “play-off” me praninë e skuadrat që përfundojnë fazën e rregullt ndërmjet vendeve të 3-të dhe të 8-të.

Frosinone, për herë të tretë, siguron një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll