Sport

VIDEO/ Ai pësoi një dëmtim rrënqethës dhe largohet me barelë, por kapiteni u kërkon tifozëve mbështetje për skuadrën…

Duhet theksuar se Everton ishte në disavantazh 1-2, por në fund nënshkroi barazimi 2-2 me Leicesterin

2 Maj 2023, 08:20 Nga DOSJA

VIDEO/ Ai pësoi një dëmtim rrënqethës dhe largohet me

ANGLI - Seasmus Coleman, kapiteni i Evertonit, ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen kundër Leicesterit, në ditën e 34-të të Premierligës, në një dyluftim për topin me Soumaré, në minutën e 45-të. Madje ai u larguar nga fusha me barrelë.

Megjithatë, edhe pse dukej se kishte pësuar një dëmtim të rëndë, mbrojtësi 34-vjeçar irlandez ‘harroi’ problemin fizik dhe teksa po dilte nga fusha me barrelë, u kërkoi tifozëve të mbështesin shokët e skuadrës.

Duhet theksuar se Everton ishte në disavantazh në tabelë (1-2), por në fund u arrit barazimi 2-2.

Shikoni videot:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll