Sport

VIDEO/ Trajneri Tuchel bën ‘shaka’ me lojtarët, i ul mbathjet Manés në stërvitje!

Ndërsa Sadio Mané po kalon një periudhë delikate te Bayern Munich, trajneri Thomas Tuchel pa dyshim nuk heziton ta "gudulisë".

2 Maj 2023, 11:07 Nga DOSJA

VIDEO/ Trajneri Tuchel bën ‘shaka’ me lojtarët, i ul

GJERMANI - Prej disa javësh, Thomas Tuchel ka marrë drejtimin e Bayern Munich në vend të Julian Nagelsmann. Një aventurë e mbushur me gracka me eliminimin në Champions League, në Kupën e Gjermanisë dhe një titull në Bundesligë aspak e sigurt. 

Por Tuchel duket i vendosur për të realizuar këtë projekt thelbësor dhe një nga prioritetet e tij duket se është të kthejë në rrugën e duhur sulmuesin Sadio Mané.

Pavarësisht një ndeshjeje të vështirë ndaj Hertha Berlinit, Tuchel po përpiqet të rikthejë besimin e senegalezit, veçanërisht duke e vendosur atë sërish në pozicionin e tij preferencial, atë të anësorit të majtë. Dhe marrëdhënia e besimit është endur edhe përmes disa çasteve shakash të përditshme. 

Ilustrim gjatë stërvitjes së Bayernit, ku Thomas Tuchel kënaqet duke … i ulur mbathjet lojtarit! Mjaft për ta lënë një Sadio Mané më tepër mosbesues sesa për të qeshur, por të paktën trajneri gjerman po përpiqet t'i dhurojë atij një buzëqeshje, por edhe të tjerëve, diçka që e kanë humbur para ca kohësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll