Sport

Ylli i tenisit botëror, Serena Williams jep lajmin e gëzueshëm në 'Galanë' e Nju Jorkut

41-vjeçarja amerikane, e cila së fundmi i dha fund karrierës së saj, u shfaq shtatzënë mbrëmjen e së hënës në tapetin e kuq të galasë në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

2 Maj 2023, 10:10 Nga DOSJA
Ylli i tenisit botëror, Serena Williams jep lajmin e gëzueshëm

SHBA - Serena Williams, e cila e sapo i ka dhënë lamtumirën tenisit, nuk la vend për dyshime, të hënën në mbrëmje në tapetin e kuq të galas ekstravagante në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. 

“Isha shumë e emocionuar kur Anna Wintour na ftoi të treve në Met Gala”,- shkroi ylli i tenisit botëror amerikan në llogarinë e saj në Instagram përpara se të mbërrinte dukshëm shtatzënë, e veshur me një fustan bardh e zi, në një nga mbrëmjet më selektive të këtij viti në planet me bashkëshortin e saj Alexis Ohanian. Çifti tashmë ka një fëmijë të parë, Olympia, e lindur në shtator 2017.

Shtatorin e kaluar, Serena Williams, e cila fitoi 23 turne Grand Slam dhe një numër medaljesh të arta në Lojërat Olimpike, i tha lamtumirë tenisit në US Open në Nju Jork. “Jam gati të bëhem nënë, të eksploroj një version ndryshe të Serenës”, tha ajo në atë kohë, duke përshkruar në revistën Elle vështirësitë e lindjes së Olimpias.

Më pas, tetorin e ardhshëm, ajo kishte bërë shaka për një rikthim të mundshëm në fushë. “Unë nuk jam në pension. Gjasat për të më parë duke luajtur janë shumë të mëdha, mund të vini tek unë”, kishte rrëshqitur ajo në hapësirat e promovimit të kompanisë së saj të investimeve. 

Më tej, ajo shtoi: “Unë shkova në fushë një ditë tjetër dhe kuptova, për herë të parë në jetën time, që nuk po luaja për një kompeticion dhe ishte shumë e çuditshme. Më dukej si dita e parë e pjesës tjetër të jetës sime dhe deri më tani po e shijoj”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll