Bota

Zelenskyy prek me fjalët: Gruaja ime Olena dhe lufta po rrisin fëmijët e mi

Zelenskyy: Disa thonë se unë nuk jam një president i keq, por sigurisht që nuk jam një baba i mirë tani. Më vjen keq që nuk kam kohë për fëmijë dhe që fëmijët e mi nuk janë rritur nga unë, tani gruaja ime dhe lufta po i rrisin ata

2 Maj 2023, 14:32 Nga f.i
Zelenskyy prek me fjalët: Gruaja ime Olena dhe lufta po rrisin
Volodymyr Zelensky dhe Olena

UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një reflektim pas një viti e tre muajsh nga pushtimi rus në Ukrainë, ka prekur me fjalët e tij për familjen, shkruajnë mediat e huaja.

“Disa thonë se unë nuk jam një president i keq, por sigurisht që nuk jam një baba i mirë tani. Më vjen keq që nuk kam kohë për fëmijë dhe që fëmijët e mi nuk janë rritur nga unë, tani gruaja ime dhe lufta po i rrisin ata”,-u shpreh presidenti ukrainas.

"Nuk mund të shkëputem nga konflikti as për një moment, dhe lufta nuk është diçka me të cilën mund të mësohesh. Herën e parë që çliruam një territor ishte si të ktheheshim në jetë. Po të mos isha president, do të isha në fushë duke luftuar”, -tha Zelenskyy.

Volodymyr Zelenskyy dhe gruaja e tij Olena kanë dy fëmijë: Oleksandra, e lindur në 2004 dhe Kyrylo i lindur në 2013. Djali i vogël ka muaj që thotë se dëshiron të bëhet ushtar “kur të rritet”. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensk, i cili në orët e fundit ka folur në telefon me presidentin francez Emmanuel Macron, më pas njoftoi se mbante një armë dhe shpjegoi se do ta përdorte atë për t’u mbrojtur nëse rusët sulmonin selinë e tij në ditët e para të pushtimit.

lufta ne ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll