Bota

Sulm me bombë në Bullgari/ Atentat ndaj Prokurorit të Përgjithshëm

Kreu i Shërbimit Kombëtar të Hetimit të Bullgarisë, Borislav Sarafov thekson se autorët e kanë shpërthyer bombën në momentin që po kalonte vetura e Geshev dhe janë vëzhguar me kujdes rrugët e prokurorit.

2 Maj 2023, 12:27 Nga f.i
Sulm me bombë në Bullgari/ Atentat ndaj Prokurorit të
Ivan Gershev

BULLGARI- Prokurori i Përgjithshëm i Bullgarisë, Ivan Gershev i ka shpëtuar një shpërthimi të madh pranë makinës së tij, që sipas autoriteteve ishte një sulm i shënjestruar kundër tij. Mediat e huaja raportojnë se sipas kreut të Shërbimit Kombëtar të Hetimit të Bullgarisë, Borislav Sarafov autorët vendosën një bombë në një kthesë pranë fshatit Kovaçevtsi.

Sarafov thekson se autorët e kanë shpërthyer bombën në momentin që po kalonte vetura e Geshev dhe janë vëzhguar me kujdes rrugët e prokurorit.

“Bomba përmbante eksploziv të barabartë me tre kilogram TNT dhe shpërthimi krijoi një krater në diametër tre metra dhe 30-40 centimetra të thellë. Është e qartë se qëllimi i autorëve ishte të vrisnin, por për fat nuk pati të lëndua,"- tha Sarafov.

Prokurori i Përgjithshëm ka qenë objektivi i protestave të mëdha në vitin 2020 së bashku me kryeministrin e atëhershëm bullgar Bojko Borisov, me protestuesit që akuzonin prokurorin për dështimin për të sjellë para drejtësisë një elitë mafioze të korruptuar që ata pretendonin se kishte depërtuar në strukturat e pushtetit të vendit.

ivan gershev sulm me bombe ne bullgari

Sondazh

Poll