Bota

Vritet ministri i Ugandës, qëllohet me armë nga truproja i tij

Të shtënat ndodhën brenda shtëpisë së Engolës në periferi të kryeqytetit të Ugandës, Kampala. Detektivët e policisë tani ndodhen në vendngjarje. Motivi nuk është bërë i qartë por mediat vendas thonë se kishte pasur një mosmarrëveshje mbi pagat e truprojës.

2 Maj 2023, 13:12 Nga f.i
Vritet ministri i Ugandës, qëllohet me armë nga truproja i tij
Charles Okello Engola

UGANDË- Koloneli në pension Charles Okello Engola, minister i Punëve në Uganda, u qëllua me armë zjarri në shtëpinë e tij në kryeqytetin Kampala, mëngjesin e së martës. Mediat e huaja raportojnë se Engola u vra nga truproja i tij, i cili më pas ka vrarë dhe veten.

Të shtënat ndodhën brenda shtëpisë së Engolës në periferi të kryeqytetit të Ugandës, Kampala. Detektivët e policisë tani ndodhen në vendngjarje. Motivi nuk është bërë i qartë por mediat vendas thonë se kishte pasur një mosmarrëveshje mbi pagat e truprojës.

Viktima, Charles Engola, shërbeu në qeverinë e Presidentit Yoweri Museveni si ministër i ngarkuar me punën. Ai ishte një kolonel ushtrie në pension.

vritet charles okello engola

Sondazh

Poll