Bota

Gjyqi në Hagë/ Pjetër Shala ndjek sërish virutalisht gjykimin ndaj tij, seanca vazhdon të jetë private

Shala po merr pjesë virtualisht teksa dëshmon dëshmitari i pestë, i cili po merret në pyetje nga ekipi mbrojtës. Seanca po mbahet e mbyllur për publikun.

2 Maj 2023, 12:11 Nga f.i
Gjyqi në Hagë/ Pjetër Shala ndjek sërish virutalisht
Pjetër Shala

HAGË- Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon sot gjykimi ndaj Pjetër Shalës, ish-pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe në seancën e sotme, Shala po merr pjesë virtualisht teksa dëshmon dëshmitari i pestë, i cili po merret në pyetje nga ekipi mbrojtës. Seanca po mbahet e mbyllur për publikun.

Ndërkohë në ditën e parë të dëshmisë së dëshmitarit të pestë, ish-ushtari i UÇK-së teksa ka treguar se si fundksiononte shtabi i logjistikës në Kukës ka pretenduar se Pjetër Shala ‘hynte e dilte pa pyetur askënd’.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021. Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Shala akuzohet për krime të kryera përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

kosova ne hage pjeter shala

Sondazh

Poll