Bota

“Zonja e Parë e Rusisë” zhvendoset në Siberi, sanksionet kufizojnë udhëtimet e 39-vjeçares

2 Maj 2023, 14:02 Nga m.s
“Zonja e Parë e Rusisë” zhvendoset në Siberi,
Putin dhe Kabaeva

RUSI- Fituesja e Medaljes së Artë Olimpike, Alina Kabaeva, e quajtur "Zonja e Parë e Rusisë" është zhvendosur në një strehë të panjohur në Siberi. Sipas burimeve të cituara nga gazetat britanike “Sun” dhe “Mirror”, sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Putinit për shkak të luftës në Ukrainë, kanë kufizuar udhëtimet e 39-vjeçares.

Medalistja e Artë Olimpike në gjimnastikë ritmike dhe nëna e fëmijëve të liderit rus, rrallë del në publik dhe tani është vendosur në rajonin e Azisë veriore. Në udhëtimin e saj të fundit dhe nën masa të rrepta sigurie, ajo shkoi në Omsk të Siberisë si e ftuar speciale në një event të kampionatit të gjimnastikës artistike.

Ngjarja kishte të bënte me kampionatin "Evgeniya Cup", në të cilin garuan fëmijë nga rajonet e Ukrainës, vend që është bombarduar që nga 24 shkurti 2022.  Është e paqartë se sa gjatë do të qëndrojë në Siberi. Ajo, megjithatë, do të preferonte të qëndronte në Zvicër, ku lindi një nga fëmijët e tyre, siç raportojnë mediat e huaja. Mirëpo, kohët e fundit është përfolur se prania e saj në Siberi lidhet me ambiciet e saj politike.

Një teori është se ajo dëshiron të pasojë “Zonjën e Hekurt” të Rusisë, Valentina Matvienko. Ajo është presidentja e Këshillit të Federatës (dhoma e lartë e Parlamentit rus).

Ish-deputetja ruse që dezertoi në Ukrainë, Maria Makshakova, pretendon se qëllimi i Kabaeva është të marrë përsipër detyrat e Matvienkos. “Për fatin e Kabaevës, mendoj se ajo dëshiron të marrë rolin e Valentina Matvienkos, edhe nëse duket mjaft e vështirë”, thekson Makshakova.

"Kabaeva 'kupton kërcënimet e ardhshme' dhe rrezikun për veten dhe fëmijët e Putinit, nëse ai rrëzohet nëse shëndeti i tij përkeqësohet dhe ai nuk është më president i Rusisë. Ajo gjithashtu e kupton se karriera e saj atletike dhe medaljet nuk do ta shpëtojnë atë".

Që nga viti 2014, zonja zyrtare e Putinit ka qenë kryetare e bordit të drejtorëve në National Media Group, që ndjek "vijën" e Kremlinit. Marrëdhënia e tyre filloi në mesin e viteve 2000, ndërsa Putin ishte ende i martuar me ish-gruan e tij, Lyudmila. Çifti u divorcua në vitin 2014. /Dosja.al

alina kabaeva putin

Sondazh

Poll