Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Mbështetësit dhe kundërshtarët e Erdogan protestojnë në Francë, përleshen mes tyre

Përleshjet ndodhën në Marsejë, ku katër policë u lënduan teksa po ndanin mbështetësit e Erdoganit dhe dy shtetas turk janë arrestuar.

2 Maj 2023, 12:01 Nga f.i
Zgjedhjet në Turqi/ Mbështetësit dhe kundërshtarët e
foto ilustruese

FRANCË- Në ditën e punëtorëve Franca është përfshirë nga protesta të dhunshme në mbarë vendin, ku u shënuan lëndime dhe arrestime. Mediat e huaja raportojnë se në protestë kanë marrë pjesë edhe  kundërshtarë dhe mbështetësve të presidentit Recep Tayyip Erdogan, të cilët janë përleshur mes tyre.

Përleshjet ndodhën në Marsejë, ku katër policë u lënduan teksa po ndanin mbështetësit e Erdoganit dhe dy shtetas turk janë arrestuar.

Qindra mijëra kanë marrë pjesë në demonstratat e 1 Majit kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron. Shumica ishin paqësore, por grupet radikale hodhën bomba me benzinë ​​dhe fishekzjarrë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

zgjedhjet ne turqi protesta ne france

Sondazh

Poll