Bota

India thyen rekord me numrin e pasagjerëve ajrorë

Rekordi është shënuar më 30 prill - në ditën kur në Indi janë realizuar 2.978 fluturime.

2 Maj 2023, 12:18 Nga k.m.
India thyen rekord me numrin e pasagjerëve ajrorë
Foto ilustruese

INDI- Trafiku i brendshëm ajror i Indisë ka thyer rekordin me 4.56 milionë pasagjerë që kanë fluturuar brenda një dite.

Rekordi është shënuar më 30 prill - në ditën kur në Indi janë realizuar 2.978 fluturime.

“Rritja e trafikut të brendshëm të pasagjerëve, pas periudhës së COVID-it, reflekton rritjen ekonomike të Indisë”, ka thënë ministri i Aviacionit, Jyotiraditya Scindia.

Rimëkëmbja ekonomike e Indisë pas pandemisë ka nxitur një bum udhëtimesh.

Më shumë se 37.5 milionë pasagjerë janë transportuar nga linjat ajrore vendase vetëm në tre muajt e parë të vitit 2023. Kjo nënkupton rritje për 51.7% krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Indisë./REL

indi

Sondazh

Poll