Bota

Franca “digjet” për 1 Maj, përleshje gjatë protestave. 406 policë të plagosur, 540 persona në pranga

540 persona u arrestuan dje në Francë dhe 406 policë u plagosën gjatë demonstratave të 1 Majit

2 Maj 2023, 11:45 Nga m.s
Franca “digjet” për 1 Maj, përleshje gjatë
pamje nga protesta

FRANCË- 406 policë janë plagosur në përleshjet me protestuesit në Francë, të cilët ishin grumbulluar në qytete të ndryshme për të protestuar kundër reformave për pensione.

540 persona u arrestuan dje në Francë dhe 406 policë u plagosën gjatë demonstratave të 1 Majit. Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.

Darmanin - i intervistuar nga BFM TV saktësoi se 406 policë u plagosën në të gjithë territorin. “Ne kemi nevojë për sanksionet më të ashpra penale kundër atyre që sulmojnë forcat e rendit”, shtoi ministri.

Fishekzjarret e mëdha u hodhën në drejtim të policisë nga dhjetëra protestues të veshur me të zeza. Disa biznese u dëmtuan, duke përfshirë banka, agjenci imobiliare dhe dyqane.

“Prefekti, duke pasur parasysh dëmet, vendosi të ndërhyjë për t'i dhënë fund incidenteve dhe për të ndarë demonstruesit e dhunshëm nga marshimi sindikal”, tha policia.

Qindra mijëra njerëz u mblodhën masivisht në Francë në Ditën e Punës, për të shfryrë zemërimin e tyre ndaj reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, me sindikatat që u zotuan të mos ndalojnë së luftuari edhe pas nënshkrimit të ligjit. Sindikatat po shpresojnë për një pjesëmarrje të madhe në të gjithë Francën, për të nervozuar më tej Macron, i cili u prit me britma dhe ofendime ndërsa ai udhëtonte në vend duke mbrojtur reformat. /Dosja.al 

ligji per pensionet france macron

Sondazh

Poll