2 Maj 2023, 10:37
Nga m.s
foto ilustruese
SHBA- Njeriu i shpallur si "Kumbari i AI" është larguar nga Google, duke përmendur shqetësimet mbi vërshimin e informacioneve të rreme, videove dhe fotove në internet dhe mundësinë që AI të përmbysë tregun e punës. Dr Geoffrey Hinton, i cili me dy nga studentët e tij në Universitetin e Torontos ndërtoi një rrjet nervor në vitin 2012, u largua nga Google këtë javë, raportoi "New York Times".
Hinton, 75 vjeç, tha se ai u largua për të folur lirshëm për rreziqet e AI. Ai u soll nga Google një dekadë më parë për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë AI të kompanisë. Hulumtimi i Hinton udhëhoqi rrugën për sistemet aktuale si ChatGPT.
Shkencëtari i njohur i kompjuterave Geoffrey Hinton është bashkuar me shumë ekspertë të tjerë të industrisë, për të paralajmëruar kundër zhvillimit të shpejtë të Inteligjencës Artificiale, që mund të kërcënojë privatësinë dhe vendet e punës.
Pionieri i Inteligjencës Artificiale, i quajtur "kumbari i AI", ka lëshuar një paralajmërim për teknologjinë që ai ndihmoi në krijimin e saj.
Geoffrey Hinton është i fundit që i është bashkuar një liste në rritje të ekspertëve, që po ndajnë shqetësimet e tyre në lidhje me përparimin e shpejtë të Inteligjencës Artificiale. Hinton shkoi aq larg sa la punën e tij në Google, për të folur hapur për shqetësimet e tij për teknologjinë dhe kërcënimin real që ajo mund të përbëjë për njerëzimin.
"Ideja se këto gjëra mund të bëhen më të zgjuar se njerëzit - disa njerëz e besuan këtë", tha ai në një intervistë për "New York Times".
"Por shumica e njerëzve menduan se ishte shumë larg. Dhe unë mendova se ishte shumë larg. Mendova se ishte 30 deri në 50 vjet ose edhe më larg. Natyrisht, nuk mendoj më këtë".
Kufizimet e mundshme të teknologjisë për të cilat Hinton dhe ekspertë të tjerë në këtë fushë janë të shqetësuar, përfshijnë potencialin që sistemet e AI të bëjnë gabime, të ofrojnë rekomandime të njëanshme, të kërcënojnë privatësinë, të fuqizojnë aktorët e këqij me mjete të reja dhe të kenë një ndikim në punë.
Në vitin 2019, Hinton së bashku me shkencëtarët Yoshua Bengio dhe Yann LeCun, fituan çmimin Turing - ekuivalenti i industrisë së teknologjisë me çmimin Nobel, për përparimet e tyre në AI. Në fund të muajit prill, më shumë se 1.000 gjigantë të teknologjisë, përfshirë Elon Musk, nënshkruan një letër që kërkonte ndalimin e zhvillimit të AI. /Dosja.al
geoffrey hinton inteligjenca artificiale pune
Bota
2 Maj 2023, 10:34
f.i
Janet Yellen
SHBA- Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, paralajmëroi se SHBA-ja mund të mbetet pa para deri më 1 qershor, n&e...
Bota
2 Maj 2023, 09:45
f.g
Kur bëhet fjalë për ndikimin që mediat kanë tek demokracia dhe polarizimi politik në vend, amerikanët kanë më shu...
Bota
2 Maj 2023, 09:31
f.i
Pamje nga vendngjarja
SIRI- Aeroporti i Alepos në Siri është sulmuar nga izraelitët duke lënë të vdekur një pe...
Bota
2 Maj 2023, 09:11
m.s
Foto nga vendngjarja
SHBA- Trupat e shtatë personave, përfshirë dy adoleshentë të zhdukur dhe një dhunues seksual i dën...
Bota
2 Maj 2023, 08:59
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Sulmi me raketa ruse gjatë natës në Pavlohrad në Dnipropetrovsk Oblast ka vrarë dy persona dhe ka pl...
Bota
2 Maj 2023, 08:52
m.s
Cigare elektronike
AUSTRALI- Qeveria australiane do të ndalojë cigaret elektronike si dhe do të shtohen kontrollet mbi importet dhe paketim...
Bota
2 Maj 2023, 08:52
f.i
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se forcat e armatosura ruse kanë humbur më shumë se 100 mijë burra ...
Bota
2 Maj 2023, 08:26
A.B
Ideja nuk është e re: të shqyrtohet e drejta e azilit para ardhjes së azilkërkuesve në territorin e Bashkimit Evropian dhe k&eum...
Bota
2 Maj 2023, 08:04
A.B
Hader Adnan
PALESTINË- Hader Adnan, një zyrtar i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, pas një greve urie 87-dit...
Bota
2 Maj 2023, 07:26
A.B
Autobusi
UKRAINË- Ky automjeti shërbente si autobus publik për banorët e Pila, në Poloninë veriore. Tashmë ësht&eum...