Bota

"Tavani i borxhit"/Sekretarja e Thesarit paralajmëron: SHBA mund të mbetet pa para pas një muaji, Biden ndërhyn

Arritja e kufirit të borxhit do të thotë se qeveria nuk është në gjendje të marrë më shumë para hua. Ndërkohë Presidenti Joe Biden thirri një takim të udhëheqësve të Kongresit për këtë çështje, më 9 maj.

2 Maj 2023, 10:34 Nga f.i
"Tavani i borxhit"/Sekretarja e Thesarit paralajmëron: SHBA mund
Janet Yellen

SHBA- Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, paralajmëroi se SHBA-ja mund të mbetet pa para deri më 1 qershor, nëse Kongresi nuk arrin ta rrisë tavanin e borxhit. BCC raporton se arritja e kufirit të borxhit do të thotë se qeveria nuk është në gjendje të marrë më shumë para hua.

"Kongresi të veprojë "sa më shpejt të jetë e mundur" për të adresuar kufirin prej 31.4 trilionë dollarë,"-tha Yellen.

Ndërkohë Presidenti Joe Biden thirri një takim të udhëheqësve të Kongresit për këtë çështje, më 9 maj. Tavani i borxhit është rritur, zgjatur ose rishikuar 78 herë në SHBA që nga viti 1960.

Në këtë rast, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar shkurtime drastike të shpenzimeve dhe ndryshimin e disa aspekteve të agjendës së Bidenit – duke përfshirë programin e tij të faljes së huave studentore dhe kreditë e taksave të energjisë së gjelbër – në këmbim të votave për të rritur tavanin e borxhit. Kjo ka nxitur kundërshtimin e demokratëve në Senat dhe të vetë Bidenit, i cili ka thënë, javën e kaluar, se çështja “nuk është e negociueshme”.

Presidenti, megjithatë, është nën presion në rritje nga grupet e biznesit për t’i diskutuar propozimet e republikanëve. Falimentimi, i cili do të ishte i pari në historinë e SHBA-së, do të mund t’i përmbyste tregjet financiare globale dhe ta shkatërronte besimin te SHBA-ja si një partnere globale biznesi. Ekspertët kanë paralajmëruar, po ashtu, se falimentimi mund ta çojë SHBA-në në recesion dhe të shkaktojë rritje të papunësisë. Kjo, gjithashtu, do të bënte që SHBA-ja të mos mund të marrë para hua për të paguar pagat e punonjësve të Qeverisë dhe personelit ushtarak, kontrollet e sigurimeve sociale ose detyrime të tjera.

shba

Sondazh

Poll