Bota

Grevë në Hollywood/ Mijëra skenaristë do lënë vendet e punës në mbrëmje, shfaqjet dhe filmat rrezikojnë të vonohen

Mësohet se greva do të fillojë të martën pasdite dhe pritet që shumë nga shfaqjet dhe filmat e ardhshëm të përballen me vonesa.

2 Maj 2023, 10:40 Nga f.i
Grevë në Hollywood/ Mijëra skenaristë do lënë
foto ilustruese

SHBA- Mijëra skenaristë të televizioneve dhe filmave të Hollivudit do të dalin në grevë të martën, pasi bisedimet e fundit me studiot kryesore për pagat u ndërprenë. Mediat e huaja raportojnë se greva e Shoqatës së Shkrimtarëve të Amerikës (WGA), e para në 15 vjet, do të na bëjë përfshijë 9,000 shkrimtarë, ku 98% e anëtarëve me të drejtë vote, të largohen nga puna e tyre në mesantë.

Mësohet se greva do të fillojë të martën pasdite dhe pritet që shumë nga shfaqjet dhe filmat e ardhshëm të përballen me vonesa. Shkrimtarët e filmit dhe televizionit vendosën të hyjnë në grevë pasi bisedimet me studiot dhe platformat e transmetimit dështuan. Industria e argëtimit në SHBA përballet me ndërprerje pasi publikimet e këtij viti mund të vonohen.

Shkrimtarët po përplasen me Aleancën e Prodhuesve të Filmave dhe Televizionit (AMPTP) e cila përfaqëson studiot kryesore, duke përfshirë Disney dhe Netflix duke kërkuar për paga më të larta dhe një pjesë më të madhe të fitimeve nga bumi modern i transmetimit.

Herën e fundit që shkrimtarët e Hollivudit hodhën lapsat dhe tastierat e tyre, në vitin 2007, greva zgjati 100 ditë, duke i kushtuar ekonomisë së argëtimit të Los Anxhelosit rreth 2 miliardë dollarë.

hollywood

Sondazh

Poll