Sport

Bayern Munich duhet të paguajë një pasuri të tërë! Pretendimi i Eintracht Frankfurtit: “Ofertë e çmendur, ose asnjë shans!”...

Bayern synon të transferojë Randal Kolo Muanin në verë, por klubi i sulmuesit, Eintracht Frankfurt, do të ndezi dritën jeshile vetëm nëse Munich vjen me “një ofertë të çmendur”.

1 Maj 2023, 21:51 Nga DOSJA

Bayern Munich duhet të paguajë një pasuri të tërë!

GJERMANI - Bayern Munich është në kërkim të një qendërsulmuesi për afatin kalimtar të kësaj vere dhe zgjedhja e skuadrës së Thomas Tuchel përflitet se është Randal Kolo Muani. Futbollisti 24-vjeçar, 1.87 metra i gjatë, mund të performojë si në qendër të sulmit, ashtu edhe në krah. 

Sezoni 2022 - 2023 ishte ndoshta më i miri në karrierën e Kolo Muanit, pasi ai arriti të performojë si për ekipin e klubit, ashtu edhe për kombëtaren franceze. Muani është i regjistruar te Eintracht Frankfurt në Bundesligë dhe në 40 ndeshjet që ka luajtur në sezonin aktual, ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 14 asistime vendimtare. 

Paraqitjet e mira në Frankfurt i dhanë atij, në shtator 2022, mundësinë për të debutuar me kombëtaren franceze. Më vonë ai ishte pjesë e skuadrës së Didier Deschamps për Kupën e Botës në Katar, ku edhe bëri përshtypje duke shënuar një gol. Ndërkohë, Randal Kolo Muani u bë titullar në kombëtaren franceze,

Bayern Munich është favoriti kryesor për transferimin e tij, por zyrtarët e klubit të Eintracht Frankfurt nuk duan as të dëgjojnë për një shumë të ngjashme me atë të rekomanduar nga faqet e specializuara të internetit. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, i specializuar në transferime, kalimi i Muanit te Bayern do të ndodhë vetëm në verë nëse Eintracht merr "një ofertë të çmendur":

Bayern Munich duhet të paguajë një pasuri të tërë!

“Eintracht Frankfurt është në dijeni të interesit të Bayern Munich për Randal Kolo Muani. Klubet e Premierligës po ndjekin gjithashtu sulmuesin francez. Megjithatë, Eintracht nuk do të pranojë 60-70 milionë euro për Kolo Muanin, pasi shpreson ta mbajë atë edhe për një vit dhe ta shesë pas Euro 2024. Ofertë e çmendur ose asnjë shans”, ka shkruar Fabrizio Romano në Twitter .

Eintracht Frankfurt do të bëjë një marrëveshje të pabesueshme kur të shesë Kolo Muanin. Francezi mbërriti në Bundesligë në korrik 2022, pasi u transferua si lojtar i lirë nga Nantes. Randal Kolo Muani nënshkroi një marrëveshje të vlefshme deri më 30 qershor 2027 me Frankfurt, kështu që në rast të ndonjë negociate, klubi do të jetë në gjendje të mbajë të fort.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll