Sport

VIDEO/ 1 maji, nata kur Leo Messi nisi të na dhurojë magji dhe të rishkruajë historinë…

Në këtë ditë, 1 maj në 2005, argjentinasi Lionel Messi shënoi golin e tij të parë zyrtar për Barcelonën në moshën 17-vjeçare.

1 Maj 2023, 21:08 Nga DOSJA

VIDEO/ 1 maji, nata kur Leo Messi nisi të na dhurojë magji dhe të

SPANJE - Sot po flitet shumë, nëse është apo jo futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. E vetmja gjë që është e sigurt është se Lionel Messi është një futbollist që na ka dhuruar momente unike magjie gjatë gjithë karrierës së tij të madhe.

Një karrierë në të cilën goli i tij i parë u regjistrua sot 18 vite më parë. Ishte 1 maji 2005 kur Leo dërgoi topin në rrjetën kundërshtare për herë të pare, në një ndeshje zyrtare të Barcelonës. Një gol që mbart dy histori.

Irritimi i Etos nga zëvendësimi

E para ka të bëjë me Samuel Eto'o. Kameruniani atëherë po luftonte për trofeun ‘Pichichi’ (çmim që Marca ia jep çdo vit golashënuesit më të mire në La Liga).

Eto'o atëherë po pretendonte titullin së bashku me Diego Forlan, i cili atëherë luante për Atlético Madrid. Kameruniani hapi rezultatin në ndeshjen e Barcelonës kundër Albacete dhe po kërkonte golin e dytë përpara se Frank Rijkaard ta zëvendësonte në minutën e 87-të me Lionel Messin. Siç u bë e ditur pas përfundimit të ndeshjes, Eto'o ishte zemëruar me trajnerin e tij që nuk e la deri në fund të ndeshjes për të tentuar të shënonte një gol tjetër.

Asistimi i Ronaldinhos dhe shmangia e portierit kundërshtar

Historia e dytë ka të bëjë me Ronaldinhon, i cili në atë kohë ishte superylli absolut i Barcelonës dhe portieri i Albacete, Raul Valbuena. Pothuajse sapo Messi hyri në fushë, Ronaldinho i dha një asistim magjik, që argjentinasi nuk e shpërdoroi dhe shënoi. Vetëm goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Portieri i Albacete, Raul Valbuena, vrapoi menjëherë drejt tij dhe ngushëlloi Messin me një përkëdhelje atërore në kokë.

Vetëm se 17-vjeçari Lionel Messi do të shënonte menjëherë më pas. Një tjetër magji e Ronaldinhos dhe ai shënoi golin e tij të pare zyrtar...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll