Sport

Gjendja e Modric është përmirësuar, mund të jetë në finalen e Kupës me Osasunan

Ka një lajm të mirë për Real Madridin në lidhje me Luka Modric, pasi mesfushori kroat mund të jetë në finalen e Kupës së Mbretit kundër Osasuna, më 6 maj.

1 Maj 2023, 20:46 Nga DOSJA
Gjendja e Modric është përmirësuar, mund të jetë

SPANJE - Luka Modric ka pësuar një dëmtim muskulor dhe është në dyshim për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Manchester City, më 9 maj.

Megjithatë, lajmet ishin pozitive për gjendjen e tij, pasi Carlo Ancelotti, i pyetur për mesfushorin kroat zbuloi se ai mund të ishte gati për finalen e Kupës së Mbretit kundër Osasuna, në La Cartuja, më 6 maj.

Mesfushori i Real Madridit së fundmi ka udhëtuar drejt Beogradit për t'u vizituar personalisht me një mjek specialist, në mënyrë që ai të kthehet sa më shpejt në aksion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll