VIDEO/ Sulmuesi finlandez i Venecias feston ‘pokerin’ me një birrë…
Pas fitores 5-0, Venecia ngjitet në kuotën e 45 pikëve në Seria B, ndërkohë që Modena ka 44
2 Maj 2023, 07:45Nga DOSJA
ITALI - Joel Pohjanpalo, sulmuesi i Venecias, shënoi katër gola në ndeshjen kundër Modenas këtë të hënë, në fitoren 5-0, dhe sapo ndeshja përfundoi, 28-vjeçari nuk humbi kohë dhe festoi në fushë me... një birrë të ofruar nga një tifoz, ende në fushë.
Finlandezi, i cili tashmë ka luajtur për Leverkusen, Hamburg dhe Union Berlin, e çoi skuadrën e Venecias në kuotën e 45 pikëve, një pikë larg vendeve që luftojnë për ‘play-off’-it për t'u ngjitur në Serinë A. Modena ka 44.
Nuk është hera e parë që Pohjanpalo doli me birrë në fund të një loje, por vetëm se këtë e ka pirë vërtet.