Sport

Shqipëria, shembull për një foto!...

Ish-presidenti i FSHA-së, Gjergji Ruli, tregon dënimin e paprecendentë ndaj atletikës shqiptare

1 Maj 2023, 20:06 Nga DOSJA

Shqipëria, shembull për një foto!...

TIRANE - Ngjarjet e fundit në atletikën shqiptare, për fat të keq, kanë marrë përmasa ndërkombëtare, duke u bërë lajm në të gjithë botën. Presidenti i Federatës, Gjergj Ruli, njëkohësisht edhe trajneri i Izmir Smajlajt, u dënua me 5 vite pezullim nga aktivitetet e këtij sporti, ndërkohë sekretari i përgjithshëm i FSHA-së, Nikolin Dionisi, u dënua me 4 vite pezullim, ndërsa vetë sportisti Smajlaj doli i pafajshëm.

Gjithçka nisi me hetimet e Njësisë së Integritetit të Atletikës rreth dy vite më parë, në Kampionatin Botëror në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Gjergj Ruli, tregon më tepër se çfarë ka ndodhur.

Shqipëria, shembull për një foto!...

 “Unë kisha dy celularë që më thane, se duhet të m’i merrnin për të m’i klonuar për të parë nëse mund të gjenin prova që lidheshin me dyshimet”.

Në të vërtetë bëhet fjalë për garën e zhvilluar në fund të vitit 2021, ku Izmir Smajlaj vendosi rekordin e kërcimit 8.16 m dhe ku në procesverbalin e dërguar Federatën Botërore shkruhej që gara është zhvilluar me matës ere, gjë që realisht nuk ka ndodhur. Për më tepër atyre i është dërguar kjo foto, ku duket një matës ere, por jo në ditën e garës dhe për këtë z.Ruli na sqaron.

“Fotografia që kam bërë me celularin tim tregon të vërtetën, që matësi i erës është vendosur në të kundërt, domethënë që atleti duhet të nisej nga krahu tjetër, sepse nuk dija ta vendosja dhe fotografinë ja kam dërguar zyrës për t’i pyetur, nëse e kisha vendosur mirë apo jo?”

Shqipëria, shembull për një foto!...

Pavarësisht këtyre deponimeve, fatkeqsisht asgjë nuk u mor për bazë nga gjykata sportive dhe agjentët e Njësisë së Integritetit të Atletikës.

“Neve dyshojmë dhe një ndër pikat është se duke qenë se isha administrator i Federatës nuk kam marrë masat ndaj gabimit të sekretarit dhe kjo është e vërtetë. Dyshimi është që unë kam bashkëpunuar me zyrën për ta manipuluar atë rezultat. Por në përfundim fitorja më e madhe është që rezultati i Izmirit u njoh, pista u certifikua, Izmiri doli i pafajshëm dhe kjo është për mua fitorja më e madhe.

Shqipëria, shembull për një foto!...

Po me ju çfarë ndodhi?

“Unë jam dënuar 5 vjet, ndihem i fyer dhe shumë i zhgënjyer, megjithatë jeta vazhdon. Do të mundohem që këtë karrierë kaq të gjatë ta përmbush prap me suksese”.

Ndërkohë, Federate Shqiptare e Atletikës e gjendur në këtë ngërc ka thërritur Asamblenë e Jashtëzakonshme zgjedhore që do të mbahet më 19 maj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll