Sport

VD/ Sturm Graz fiton kupën e Austrisë, tifozët ‘djegin’ stadiumin në Klagenfort...

Rapid Vienna dhe Sturm Graz u takuan në finalen e Kupës së Austrisë, me tifozët e tyre që krijuan një atmosferë mbresëlënëse në stadium.

1 Maj 2023, 20:13 Nga DOSJA

VD/ Sturm Graz fiton kupën e Austrisë, tifozët

AUSTRI - Sturm Graz është fitues i Kupës së Austrisë, pasi mposhti 2-0 Rapid Vjenën në finalen, e cila u zhvillua në prani të tifozëve të të dyja skuadrave, të cilët u kujdesën të krijonin një atmosferë “të nxehtë”. 

Fusha dhe tribunat e Worthersee Stadion të Klagenfurtit ishin në zjarr, kjo shkaktuar nga tifozët e skuadrave që luftonin në atë betejë në prag të ndeshjes.

Me golat e Sarkarias në të 67’ dhe 87’, Sturm Graz fitoi Kupën e Austrisë, e gjashta në historinë e tij dhe e para në vend që nga viti 2018, që... nuk arrin në duart e Salzburgut, të cilin po përpiqet ta rrëzojë nga froni në kampionatin austriak. 

Salzburgu është tre pikë para vendit të dytë Sturm dhe në ndeshjen e mbetur dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen që do të vendosë kampionin!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll