Sport

"E treta e vërteta!" Italianët shprehen se Chelsea ka kontaktuar me José Mourinhon

Blutë janë në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm

1 Maj 2023, 18:09 Nga DOSJA
"E treta e vërteta!" Italianët shprehen se Chelsea ka

ITALI - Raportohet se José Mourinho është kontaktuar nga një menaxher i Chelseat për të marrë sërish komandën teknike të bluve, por, sipas Corriere dello Sport, trajneri e ka refuzuar propozimin.

Trajneri portugez ka një sezon më shumë në kontratën e tij me Romën, ai tashmë ka qenë i lidhur me disa klube, duke përfshirë kombëtaren braziliane, por, sipas të njëjtës gazetë, Mourinho dëshiron të flasë me pronarët e klubit për të përcaktuar të ardhmen e tij në Itali.

Chelsea ka pasur një sezon të mjerueshëm dhe është në kërkim të një trajneri për të marrë drejtimin e një skuadre plot yje, por pa një drejtim të përcaktuar. Trajneri 60-vjeçar i ka drejtuar ‘Blutë’ dy herë, midis 2004 dhe 2007 dhe midis 2013 dhe 2015.

Me Romën, trajneri portugez Jose Mourinho fitoi Conference League sezonin e kaluar. Ndërkohë që tani është në gjysmëfinale të Europa League dhe në kampionat lufton për një vend për t'u kualifikuar në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll