Sport

Karim Benzema bëhet baba për herë të katërt, por me tre gra të ndryshme… (foto)

Modelja Jordan Ozuna, ish e dashura e këngëtarit Justin Bieber, e bëri baba për herë të katërt

1 Maj 2023, 18:37 Nga DOSJA

Karim Benzema bëhet baba për herë të katërt, por me tre

SPANJE - Karim Benzema shënoi një ‘hat-trick’ të shtunën kundër Almerias (4-2) për ndeshjen e 32-të të ligës spanjole. Por një gëzimi i mëparshëm për mbajtësin e “Topit të Artë” kishte ardhur dy ditë më parë.

Kështu, të enjten sipas informacioneve të revistës Semana, ka ardhur në jetë fëmija i tij i katërt dhe i pari me modelen Jordan Ozuna.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jordan Ozuna✨ (@itsjiordynn)

Influencuesja 33-vjeçare amerikan u shtrua në klinikën Ruber në Madrid të mërkurën e kaluar dhe foshnja lindi më 27 prill, pas një lindjeje normale pa komplikime.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Monde_style_of_style (@monde_style_off_style)

Sulmuesi francez tashmë kishte tre fëmijë me dy lidhjet e tij të mëparshme, Melia (8 vjeç) dhe Nouri (3 vjeç) me Chloe de Lanay dhe Ibrahimi 5-vjeçar me Gauthier Cora.

Gjithmonë shumë diskret për jetën e tij private në rrjetet sociale, sulmuesi i Real Madridit nuk ka ndarë asnjë foto apo video që nga lindja.

Kush është femra që ka fituar zemrën e Karim Benzemas?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jordan Ozuna✨ (@itsjiordynn)

Jordan Ozuna ka lindur 32 vjet më parë në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në të kaluarën thuhet se ka pasur lidhje me Puff Dundee dhe Justin Bieber.

Ajo punon si modele dhe ka bashkëpunuar me disa nga agjencitë më të mira duke përfshirë Tricia Brink Management, The Salt Agency, Caroline Gleason Management dhe State Management. 

Edhe pse pretendon se është influencuese, ajo ka vetëm 364 mijë ndjekës, me të cilët ndan kryesisht foto profesionale, ndërkohë që Karim Benzema... edhe pse futbollist ka gati 59 milionë ndjekës në Instagram.

Karim Benzema bëhet baba për herë të katërt, por me tre

Thashethemet për lidhjen e saj me lojtarin nr.9 të Real Madridit nisën këtë verë, kur ata u... panë së bashku në një jaht. Edhe pse ata e jetojnë dashurinë e tyre nga distanca (ajo jeton në Shtetet e Bashkuara), ata takohen shumë shpesh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll